Yılmaz Vural, trajneri i Yeni Malatyaspor, njoftoi se portieri i tyre Ahmet Eyup Turkaslan, i cili ishte nën rrënoja, ka humbur jetën.
Pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Kahramanmaraş, portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan dhe gruaja e tij mbetën nën rrënoja.
Trajneri i ekipit ka konfirmuar se portieri ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja e Turkaslan u nxor nga rrënojat e gjallë.
Ai u lidh live në emision, ku dha lajmin e hidhur nën lot.
Ja momenti i dhimbshëm:
Yılmaz Vural,Yeni Malatyaspor kalecisi Ahmet Eyüp Türkaslan’ın cansız bedeninin enkazdan çıkarıldığını açıkladı.#deprem pic.twitter.com/UwsJTTmEth
— erdoğan uluocak (@uluerdo) February 7, 2023