Qendra tregtare Prishtina Mall përmes një organizimi madhështor të enjten hapi dyert për vizitorë.
Me lehtësira, komoditete dhe shërbime lehtë të qasshme, Prishtina Mall siguron që të gjithë vizitorët të shijojnë këtë hapësirë unike.
Kjo qendër tregtare, ka menduar edhe për besimtarët. Kështu, Prishtina Mall ka ndërtuar edhe dhoma të veçanta për lutje; jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjitha religjionet.
Prishtina Mall do të ketë edhe hapësira të veçanta për lojëra dhe aktivitete, si zona argëtuese, amfiteatro dhe katër zona dedikuar për evente të ndryshme.
Me një hapësirë gjigante prej 240.000 m2, hapësirat e ndryshme të brendshme dhe ato të jashtme janë vende perfekte për t’u relaksuar dhe për të biseduar me miqtë ose familjen.
Prishtina Mall është e projektuar nga Laguarda Low Architects.
Kjo qendër tregtare krenohet me një strukturë moderne dhe miqësore me mjedisin, me tavane të larta, dritë natyrale dhe hapësira të gjelbra me rreth 6 mijë bimë. Qendra tregtar është e certifikuar nga EDGE dhe funksionon me standardet ISO.