Dhuna psikike, verbale e kërcënime të ndryshme janë pjesë e shumë familjeve në vend. Në shumicën e rasteve viktima janë gratë dhe vajzat, të cilat vuajnë nga dhuna e shkaktuar në forma të ndryshme nga burrat.
Kjo situatë rëndohet edhe më tepër, kur viktima janë nënat të cilat kërkojnë ndihmën e Policisë pasi bien në hall me fëmijët e tyre.
Mësohet se Policia ka intervenuar sot në një familje në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, pasi një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij dhe vajzën e tij 6-vjeçare.
60-vjeçarja është shprehur e shqetësuar për sigurinë e mbesës së saj dhe si rrjedhojë, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar.
Me urdhër të prokurorit, 29-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.