Reality show britanik “Judge Rinder” ka transmetuar një nga gjykimet ndoshta më të çuditshme që ndau botën.
Fqinjët ishin në gjykim në TV për një rast të tentativës për përdhunim të një maceje nga qeni i fqinjit. Gruaja në sallën e gjykimit ishte dukshëm e tronditur për shkak të traumës që po vuante macja e saj.
Siç i kanë përshkruar gjykatësit, qeni i fqinjit ka tentuar të përdhunojë macen e cila u fshehë nën krevat. Ajo një kohë është fshehur, ndërsa qeni është përpjekur të arrijë tek ajo. Gjithçka u pengua nga pronarët e maces që i gjetën ashtu.
Pronarja e maces tani pretendon se macja është nën stres të madh dhe po merr ilaçe kundër ankthit dhe depresionit
Sandra, pronarja e qenit, ishte në shok dhe ka deklaruar se ajo nuk e ka ditur që qeni i saj kishte qejf të bënte me mace – dhe se gjithmonë kishte menduar se ai kërcente vetëm në këmbët e njerëzve.
Pronarët e maceve kërkuan nga Sandra që ajo të kërkojë falje.
Sandra u përpoq të kërkojë falje por shpërtheu në gaz.
“Më vjen shumë, shumë keq. Nuk e dija…” tha ajo para se të fillojë të qeshte.
Kjo gjë i ka lënduar dhe ofenduar shumë pronarët e maces, të cilët pretendojnë se macja e tyre nuk është më e njëjta dhe se kërkim falja e Sandrës nuk është e sinqertë.
Ky rast ndau opinionin botëror. Ndërkohë që disa e simpatizojnë macen, të tjerëve i duket i çuditshëm i gjithë rasti dhe e admirojnë Sandrën që nuk qeshte edhe më fort.