Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria miraton Projektligjin për tatimet - ja kush do të përfitojë -

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet – ja kush do të përfitojë

Qeveria e Kosovës këtë të premte ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Sipas Qeverisë “qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje për projekligjin e miratuar, i cili, sipas tij parasheh që tatimpaguesit të mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumë 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

“Ligji parasheh edhe masa të tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë”, ka shkruar Murati në Facebook..

Ai ka përmendur lirimet tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

“Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore”, ka shkruar Murati.

Qeveria pati premtuar që në Ligjin e ri do të përfshihet dispozita për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023, pas shtrenjtimit që iu bë muaj më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *