Në takimin e nivelit të lartë të nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe e akuzoi atë për një qëndrim të ngurtë në mosmarrëveshjen me Serbinë.
“Të gjithë e dinë se unë jam 100 për qind me qeverinë e Kosovës kur bëhet fjalë për njohjen”, tha Edi Rama për Euronews në edicionin serb.
“Por nuk është sekret që unë kam një mendim ndryshe nga qeveria e Kosovës kur bie fjala për dialogun me Serbinë”, shtoi më tej ai.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në samit tha se nuk sheh ndonjë zgjidhje për momentin me Kosovën.
“Unë nuk shoh një zgjidhje për momentin. Nga 1 shtatori, ata me siguri do të vazhdojnë fushatën e tyre dhe do të përpiqen t’i detyrojnë serbët të ndryshojnë targat e tyre. Nuk mendoj se kjo do të funksionojë. Por, në bisedimet në Bruksel Kurti tha se dëshiron ta shtyjë atë”, deklaroi ai. /