Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Rrahen mes vete shqiptarë e serbë, bëhen “kërrsh” dy grupe -

Rrahen mes vete shqiptarë e serbë, bëhen “kërrsh” dy grupe

Një përleshje masive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së diel para një lokali të natës në lagjen Bindermichl – Keferfeld të Linz-it.

Disa dëshmitarë të cilët edhe kanë bërë xhirime amatore kanë thënë për mediat austriake se bëhet fjalë për një përleshje mes një grupi shqiptarë dhe një tjetër serbë. Sipas informatave të siguruara, thuhet se në këtë sherr masiv ishin përfshirë rreth 20 persona, përcjell albinfo.at

Përveç kësaj, tre persona thuhet se kanë nxjerrë armë zjarri dhe kanë shkrepur në ajër. Kur policia mbërriti në vendngjarje me disa patrulla, të gjithë të përfshirët ishin larguar.

Arsyet e kësaj përleshje mes dy grupeve ende nuk dihen. Policia e Linz-it nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për ngjarjen, përveç se ka konfirmuar se rasti ka ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *