Shtatë persona janë arrestuar në Deçan pasi të njëjtit janë rrahur mes vete dje pasdite rreth orës 17:00.
Dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa të tjerët janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Rr. Haki Povataj, Deçan 02.12.2022 – 17:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.