I mbështjellur me flamur kombëtar, mes dhimbjes dhe lotëve i jepet lamtumira e fundit Erion Kajtazit

Futbollistit mitrovicas, Erion Kajtazi sot iu dha lamtumira e fundit.

Mes lotëve e dhimbjes, 17-vjeçari u varros sot në fshatin Zasellë, shkruan Jepi zë.

Në varrim morrën pjesë numër i madh i qytetarëve, miq, familjarë, përfaqësues të institucioneve e futbollist.

Kajtazi vdiq dje pas një ataku kardiak që pësoi në fushë teksa po luante ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89.

Nga njerëzit e futbollit në Mitrovicë dhe jo vetëm, Kajtazi cilësohej si njëri prej lojtarëve me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *