Robin Krasniqi: Do jepja jetën që të isha në vendin e Granit Xhakës

Dhimbja e luftës vazhdon të jetë prezente tek shqiptarët e Kosovës. Kjo u nxor në pah në ndeshjen Zvicër-Serbi. Protagonisti i ndeshjes ishte Granit Xhaka, një tjetër shqiptar i Kosovës, por i rritur në Zvicër.

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi deklaroi se e ka parë me mjaft emocion ndeshjen Zvicër-Serbi.

Ai në një lidhje direkte deklaroi se do të jepte jetën për të qenë në fushën në vend të Xhakës.

“I kam parë me shumë emocion dhe kisha thënë se gjithçka në jetë do e jepja, vetëm të isha përballë serbëve aty”- u shpreh Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *