Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit, ku përpos grushteve dyshohet se janë përdorur edhe mjetet e mprehta. Si pasojë e kësaj, dy persona janë therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Gashi po ashtu tha se me urdhër të prokurorit, katër persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë.
“Mbrëmë ka ndodh një rrahje ku janë përfshirë gjashtë persona, dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa katër tjerë janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Gashi.
FrontLajm do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.