Kosovarët duket se pa bukë rrinë, por pa duhan jo. Edhe centin e fundit që e kanë para shpirtit, një pjesë mjaftë e madhe del se e shpenzojnë për të blerë një pako me cigare.
Sipas të dhënave të importit nga Dogana e Kosovës rreth 3 milionë copë cigare pihen nga kosovarët çdo vit.
E për tërë këto copë cigaresh, qytetarët shpenzojnë 62 milionë euro pa i llogaritur kështu taksat, shkruan Infokusi.com.
“… derisa me taksa vlera e tyre arrin ne 164 milion euro”, tregon zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për Infokusin.
Sipas hulumtimit të STEP-s shkalla e duhan-pirjes në Kosovë është 28 për qind ndërsa qytetarët kanë shije të ndryshme sa i përket cigareve. Jo të gjithë e pinë llojin e njëjtë.
Mbi 50 llojë të ndryshme të cigareve hyjnë çdo vit në Kosovë. Vendet nga të cilat importohet kryesisht janë: Polonia, Gjermania. Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia e Greqia.
Lloji i preferuar i cigareve për kosovarët në bazë të importit po del të jetë Marlboro e Lucky Strike. Pas tij vjen Ronhilli, Kent, Ronson si dhe West.
Për të hyrë në Kosovë kompanitë importuese duhet të paguajnë në Doganën e Kosovës 41 euro akcizë për 1000 copë cigare. Ndërkaq në vitin 2015 për hyrjen e këtij produkti në territorin e Kosovës janë paguar hiç më pak se 102 milion euro për akcizë.