Çka po ndodh me udhëheqësinë e Trustit? Deklarohen nga instituti GAP

Blendi Hasaj nga instituti GAP ka reaguar në lidhje me konkursin e fundit për anëtarët e bordit të Trustit.

Sipas tij, ky konkurs është shpallur vetëm në uebfaqen e Trustit dhe në një portal anonim.

Tutje, ai ka thënë se për gjashtë pozita në të cilat zakonisht emërohen shtetas të Kosovës, janë pranuar vetëm 21 aplikime; nga të cilat 5 ose 6 kanë qenë të vetë anëtarëve të bordit të fundit.

Në anën tjetër, shkruan Hasaj në Facebook, anëtarët e komisionit që e përzgjedhin bordin e Trustit pensional, ndonëse i mbanin tri pozita kyçe në vend, e kanë shpërfillur për mbi një vit plotësimin e bordit të Trustit.

Sipas tij, ata nuk e kanë marrë mundin as të komunikojnë rregullisht mes vete dhe të sigurohen që konkursi i fundit (që përfshinte të gjithë bordin vendimmarrës, 7 pozita) të shpallet në dakordim me britanikët, të plasohet siç duhet, të hapen aplikimet e pranuara pa humbur kohë, të njoftohet Kuvendi për zhvillimet rreth këtij procesi, etj.

“Aktualisht, Trusti po funksionon pa një mur mbrojtës ndaj goditjeve (në investime)”, përfundon ai.

Shkrimi i tij:

Paramendoni, konkursi i fundit për njërin prej bordeve më të rëndësishme në vend, ai për anëtarët e bordit të Trustit pensional, brenda vendit ka qenë i shpallur vetëm në uebfaqen e këtij institucioni dhe në një portal “Bota sot e re”. A po e njeh dikush këtë portal? Për rrjedhojë, për gjashtë pozita në të cilat zakonisht emërohen shtetas të Kosovës, janë pranu vetëm 21 aplikime; nga të cilat 5 ose 6 kanë qenë të vet anëtarëve të bordit të fundit! Shumë e paqartë kjo qasje e drejtorit menaxhues të Trustit dhe ekipit të tij, që konkursi të ketë plasim të dobët brenda vendit!

Në anën tjetër, anëtarët e komisionit që e përzgjedhin bordin e Trustit pensional, ndonëse i mbanin tri pozita kyçe në vend, e kanë shpërfillur për mbi një vit plotësimin e bordit të Trustit. Ata nuk e kanë marrë mundin as të komunikojnë rregullisht mes vete dhe të sigurohen që konkursi i fundit (që përfshinte të gjithë bordin vendimmarrës, 7 pozita) të shpallet në dakordim me britanikët, të plasohet siç duhet, të hapen aplikimet e pranuara pa humbur kohë, të njoftohet Kuvendi për zhvillimet rreth këtij procesi, etj. Shpërfillje që po rezulton me mungesë të bordit të Trustit tash e një muaj, ku konkursi tashmë edhe është anuluar. Dhe kjo në një kohë kur vendimet e këtij bordi mund të jenë tejet të rëndësishme. Aktualisht, Trusti po funksionon pa një mur mbrojtës ndaj goditjeve (në investime).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *