Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
SBASHK del nesër me një vendim lidhur me kompensimin e orëve -

SBASHK del nesër me një vendim lidhur me kompensimin e orëve

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj deklaroi se janë në konsultime lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve mësimorë.

Ai tha se pas konsultimit, nesër do të dalin me një qëndrim, të cilit do t’ua përcjellin mediave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit.

Sazan Ibrahimi, tha sot se çdo ditë të punës mund të kompensohet nga një orë shtesë.

Ditë më parë ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kishte publikuar vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-23 .

Sipas këtij plani, 22 ditët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtune për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën.

Ndërkaq, gjysmëvjetori i parë për nivelin parauniversitar do të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023.

Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 6 shkurt dhe pesë ditët e mbetura mësimore do të kompensohen gjatë pushimit pranveror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *