Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sheholli: Qeveria nuk ka dashur ta dëgjoj aleatin kryesor, situata mund të përshkallëzohet -

Sheholli: Qeveria nuk ka dashur ta dëgjoj aleatin kryesor, situata mund të përshkallëzohet

Rrezikun në vend nuk e përjashton as drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

“Po, sipas të gjitha gjasave dhe në bazë të asaj çka janë ndërmarrë veprime të pastajshme Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka dashur të dëgjojë aleatin tonë kryesor dhe kjo tash është duke na kushtuar me mundësinë e madhe të përshkallëzimit të situatës në veri sepse inicimi i gjobave me 21 nëntor nëse kjo punë bëhet në formë të dhunshme e që me ligj është e lejueshme atëherë ne do të vijmë në një situatë e cila është pa rrugëdalje, në një situatë shumë të rrezikshme. Jemi në një situatë ku rreziku është te dera”, ka thënë Sheholli për Front Online.

Ai ka thënë se që nga fillimi ia kanë bërë të ditur presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti se është vitale dhe fundamentale që të dëgjohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me qëllim shmangien e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor.

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *