Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
'Shpërthen në lot' përfaqësuesi i SBASHK-ut: Nipi im çdo mbrëmje më pyet kur do të nisë -

‘Shpërthen në lot’ përfaqësuesi i SBASHK-ut: Nipi im çdo mbrëmje më pyet kur do të nisë

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Skender Gashi ka përmendur një komunikim emocional me nipin e tij, i cili e ka pyetur se kur do të nisë procesi mësimor.

“Unë jam gjysh. A më beson nipi që do të duhej ta fillonte klasën e dytë, për çdo natë më thotë: gjysh kur do të kthehemi në shkollë? A mendon se e kam lehtë. Është ndjenjë shumë shumë e keqe. I them nuk është përgatitur shkolla, jemi duke bërë gati gjithçka”, tha Gashi në Politiko.

LEXO EDHE:Nga Guxo largohet edhe një asamblist, Morina rikthehet në LDK

Gashi madje shtoi se të gjithë puntorët e sektorit publik dhe privat në vend, janë të rrezikuar nga kushtet e rënda të punës.

“Më dhembë shpirti, bjen prej katit të gjashtë njeri edhe kërkush s’jep përgjegjësi. Ligji për krijimin e marrëdhënies së punës është i njëjtë si për privat e për publik. Sot fëmijët kanë mbetur jetim. Ka pasur raste të rënda”, tha Gashi në Politiko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *