Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
‘Skandal i rëndë’, raportuesja për Kosovën në PE reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi -

‘Skandal i rëndë’, raportuesja për Kosovën në PE reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka cilësuar një skandal të rëndë marrëveshjen e nënshkruar midis Rusisë dhe Serbisë për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon thotë se në mes të luftës në Ukrainë, Serbia nënshkruan marrëveshje me agresorin.

Sipas saj, ky është një sinjal për ngrirjen e bisedimeve me Serbinë, pasi hyrja në Bashkimin Evropian nuk kalon përmes Moskës.

Por, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, është munduar të arsyetojë mbi marrëveshjen për konsultim mes Serbisë dhe Rusisë.

Ai ka theksuar se marrëveshja për konsultim me Rusinë daton që nga viti 1996 dhe se është “çështje teknike e nuk ka për temë edhe konsultimin në politikën e sigurisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *