Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të jetë dita më e nxehtë e javës.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 29 gradë Celsius, teksa parashihen vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Po ashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.