Tentim vrasje si në filma në Prishtinë: Vetura e viktimës goditet me 4 plumba nga një veturë tjetër në lëvizje

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë, në rrugën ‘Fahri Fazliu’.

Dje viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje.

Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme.

Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

Sipas Gazeta Metro, i dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *