Një veturë fluturuese ka kaluar me sukses testimet pas 70 orëve fluturim në Sllovaki, kanë thënë zhvilluesit e saj, transmeton lajmi.net.
Automjeti që mund të ecë në rrugë dhe të fluturojë në qiell – dhe që ka përfunduar më shumë se 200 ngritje dhe ulje – mori certifikatën nga Autoriteti i Transportit të Sllovakisë, tha Klein Vision në një deklaratë.
Kjo do të thotë se automjeti, i cili ka një motor BMW 1.6L, ka bërë një hap më afër prodhimit në masë, shtoi ai.
“AirCar” bëri fluturimin e parë në vitin 2020 dhe përfundoi fluturimin e parë ndërqytet në qershor të vitit të kaluar.
Në testim, avioni u kthye në një makinë në më pak se tre minuta “me klikim të një butoni”, tha kompania.