Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Ilinden në Shkup, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një cisterne të magazinuar pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup.
Sipas informacioneve të MPB-së, disa të mitur i kanë vënë zjarrin një cisterne pranë stacionit hekurudhor dhe më pas kanë njoftuar se në cisternën që mori flakë ndodhej një vajzë e mitur.
“Në orën 21:05. në NP-Petrovec, personi S.K. nga Shkupi raportoi se një cisternë është djegur nga disa të mitur në lagjen Ilinden afër stacionit hekurudhor. Dy fëmijët e mitur ndodhen në shtëpinë e tij dhe pas bisedës me fëmijët bëhet me dije se në cisternë ka një femër të mitur dhe se ajo ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për zbardhjen e rastit. Ky është informacioni fillestar siç raportohet. Më shumë detaje do të kemi më vonë”, informon MPB-ja atje.