Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Turqia goditet sërish nga një tërmet mjaft i fortë -

Turqia goditet sërish nga një tërmet mjaft i fortë

Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur provincën jugore Kahramanmaras të Turqisë.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha herët të premten se tërmeti goditi lagjen Onikisubat në një thellësi prej 6.5 kilometrash.

Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokale, shkruan TRT, transmeton Klankosova.tv.

Tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të tjera, duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *