“Ule kryt, ule”, “a u vra najkush”- Momenti kur sulmohet autobusi i KF Lepencit

Ndeshja mes Lepencit dhe Sharrit në Ligën e Dytë në futbollin e Kosovës është zhvilluar me tensione të mëdha, sa që edhe ishte ndërprerë për disa minuta.

Sipas ekipit të Lepencit nga Kaçaniku, ata janë sulmuar nga ekipi kundërshtar dhe tifozët.

Tashmë janë publikuar pamje teksa tifozët e FC Sharrit sulmojnë autobusin e KF Lepencit.

Në pamje dëgjohen teksa thonë “ule kryt, ule”, “a u vra najkush”.

Ndërsa, tani ka dalë një video ku shihet ekipi i Lepencit në autobus, duke u sulmuar nga tifozët e Sharrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *