Burri akuzon mjekët për vdekjen e gruas dhe foshnjës, flasin nga QKUK
Në rastet e dhunës në familje shumë shpesh përfshihen edhe vëllezërit, të cilët si pasojë e mosmarrëveshjeve të ndryshme, kërkojnë ndihmën e Policisë. Jo rrallëherë këto raste kanë eskaluar e madje kanë përfunduar edhe tragjikisht.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku një 58-vjeçsar dyshohet se e ka goditur me thikë vëllain e tij 62-vjeçar, pas një konflikti verbal që patën për motive ende të panjohura.
Viktima është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve, teksa para zyrtarëve policorë ka tentuar ta fsheh të vërtetën, duke deklaruar se është lënduar vet. Por pas marrjes së veprimeve nga ana e Policisë është zbuluar se atë e ka sulmuar vëllai i tij.
Për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.