Të gjithë po e duan Trust-in, por vetëm një kategorie i lejohet ta tërheq tani

Tema e tërheqjes së 30% të Trustit kthehet në baza javore si temë kryesore.

Krejt kjo pasi gjatë pandemisë u lejua tërheqja e 10%, ndërkaq tani qytetarët po kërkojnë mundësi ta tërheqin edhe një herë.

Mirëpo, kjo temë u rrëzua një herë në Kuvend pasi shumica e deputetëve votuan kundër.

Sidoqoftë, nëse jo të gjithë qytetarët, një kategori kanë të drejtë të aplikojnë për ta tërhequr para kohës.

Para moshës së pensionimit, vetëm nëse kontribuuesi bëhet përfitues i Pensionit Invalidor, ai/ajo mund të aplikojë për tërheqje të kursimeve.

Këto janë disa sqarime si mund të bëhet:

Pensioni invalidor nga Administrata Pensionale pranë MPMS, aprovohet për kohëzgjatje një, tri dhe pesëvjeçare. Bazuar në kohëzgjatjen e këtyre pensioneve dhe në lartësinë e bilancit të kursimeve, FKPK aprovon tërheqje të pjesërishme përmes pagesave mujore prej €200 derisa vendimi i pensionit invalidor është valid. Për shembull, nëse personi ka vendim për pension invalidor me kohëzgjatje trivjeçare, FKPK do të aprovojë vetëm atë pjesë kursimi e cila do të mbulojë 36 muaj me pagesë prej €200, që d.m.th €7,200, apo më pak nëse kontribuuesi nuk ka kursime të mjaftueshme për të mbuluar periudhën në fjalë raporton kontabilisti.info

Po ashtu, pensionet invalidore, të tërhequra sipas invaliditetit që rrjedh nga “Ligji Nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, kanë të drejtë të tërheqin kursimet e tyre sipas mënyrës së lartpëmendur. Poashtu, ri-aplikimet lejohen vetëm nëse kanë kaluar 12 muaj nga shpagimi i fundit. Megjithatë, Bordi Drejtues nuk iu rekomandon kontribuuesve që ta bëjnë këtë tërheqje të përsëritur. Meqë, për shkak të kohës së shkurtër akumuluese dhe luhatjes së tregjeve financiare, mund të ndodhë që të tërheqin më pak mjete sesa janë paguar nga kontribuuesi dhe punëdhënësi i tij/saj.

DOKUMENTET E NEVOJSHME:

Dokumenti valid identifikimi kontribuuesit
Vendimi për pensionim invalidor, nga Administrata Pensionale
Deklarim për bankën e preferuar (TEB, NLB, BE, BPB)
Nëse zgjedhet TEB, kontribuuesi duhet të ofrojë konfirmimin e llogarisë nga TEB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *