Vëllai ther me thikë vëllanë në Viti, i lënduari përfundon në spital

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. E gjatë konfrontimeve fizike, përpos grushteve shpesh përdoren edhe mjete të mprehta.

Një rast i ngjashëm dhune ka ndodhur në Viti, ku dyshohet se vëllai ka therur vëllanë me thikë, pas një mosmarrëveshje mes vete për përdorimin e alkoolit.

Sinjali mëson se i dyshuar është një 44-vjeçar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, 34-vjeçari që mbeti i lënduar nga ky rast është dërguar në spitalin e Gjilanit për trajtim.

Rasti thuhet se është në procedim dhe se Policia tashmë ka dërguar në mbajtje të dyshuarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *