22-vjeçarja në Mitrovicë e bën për spital nënën e saj, ajo e denoncon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Minus 9 kg në 14 ditë. Mjafton një lugë çaji një herë në ditë
BEAUTY SLIM
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën ‘Shala’ në Mitrovicë, ku një vajzë e re dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Sinjali mëson se 42-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve trupore që i ka marrë shkaku i dhunës, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me atë që ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit, 22-vjeçarja do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *