Policia turke rrah me rrip hajdutët që tentuan të grabisnin dyqanet pas tërmetit

Forcat turke të sigurisë arrestuan të paktën 98 persona të shtunën, për plaçkitje të ndërtesave të dëmtuara dhe grabitje ose mashtrim të viktimave të tërmetit shkatërrues të javës së kaluar, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu.

Të paktën 42 të dyshuar janë hetuar në provincën jugore të Hatay të Turqisë për grabitjen e ndërtesave të dëmtuara, sipas burimeve të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti “për shkak të kufizimeve të medias”.

Të paktën 40 të dyshuar u arrestuan dhe forcat e sigurisë sekuestruan gjashtë pistoleta, tre pushkë, bizhuteri, karta bankare, rreth 11 mijë dollarë dhe 70 mijë lira turke (rreth 3,700 euro) në para të gatshme, njoftoi media shtetërore, duke cituar burime.

Dy persona të tjerë u arrestuan gjithashtu, pasi u paraqitën si punonjës të ndihmës dhe dyshohet se u përpoqën të grabisnin gjashtë kamionë me ushqime për viktimat e tërmetit në provincën Hatay.

Diku tjetër në vend, dhjetëra të dyshuar të tjerë u arrestuan për plaçkitje të dyshuara në zonat e goditura nga tërmeti.

Të dyshuarit u arrestuan në të paktën tetë provinca duke përfshirë Kahramanmaras, Hatay, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Adana, Gaziantep dhe Sanliurfa.

Në një video të publikuar nga NOËL, përcjell Periskopi, shihen tre persona duke u rrahur me rrip nga policia e vendit pasi të njëjtit tentuan të grabisnin dyqanet në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *