Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat nga varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, arrestohet nga Policia -

26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat nga varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, arrestohet nga Policia

Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të komunës së Skenderajt ku prehen trupat e 56 anëtarëve të familjes Jashari që humbën jetën në betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, është ndër vendet më të vizituara në Kosovë.

Por dikush që shkoi për vizitë atje, u kujdes që në mënyrë tinëzare të marrë diçka si kujtim me vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një 26-vjeçare nën ndikimin e alkoolit, ka hequr dhe ka marrë me vete shkronjat që ndodhen mbi varrin e komandantit, Adem Jashari.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa më vonë u identifikua edhe e dyshuara e cila u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *