Prishtinë: 44-vjeçari kërcënon ish-gruan përmes telefonit, shpallet në kërkim

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga dhuna edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar sot nga një grua në Prishtinë e cila ka deklaruar në Polici se është kërcënuar seriozisht nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte ndarë që disa muaj.

Sinjali mëson se i dyshuari e ka telefonuar ish-gruan të cilën e ka shqetësuar, duke e ofenduar e kërcënuar deri në atë pikë sa viktima u detyrua ta njoftojë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe inicimin e rastit për veprën ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *