Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
LAJMI I FUNDIT: Kjo komunë fal tatimin në pronë deri në 100 euro -

LAJMI I FUNDIT: Kjo komunë fal tatimin në pronë deri në 100 euro

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, ka miratuar propozim-vendimin për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për të gjithë tatimpaguesit, deri në lartësinë e faturës, por jo më shumë se njëqind euro.

Në rast se tatimpaguesi e ka paguar faturën për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitin pasues.

Kuvendi ka miratuar edhe strategjinë komunale për komunikim publik 2023-2027, e cila ka për qëllim të avancojë praktikat dhe kapacitetet komunikuese, llogaridhënien dhe transparencën kundrejt qytetarëve, për të inkurajuar përfshirjen e tyre sa më aktive në proceset vendimmarrëse.

Kuvendi miratoi gjithashtu vendimin për caktimin e normave tatimore për vitin 2024. Kuvendi themeloi edhe grupin punues për hartimin e planit vjetor të punës së për vitin 2024, në përbërje prej 9 anëtarësh.

Gjithashtu, Kuvendi formoi një komision, i cili do të kërkojë llogari për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga të gjitha organizatat që kanë përfituar subvencione në kulturë, rini e sport për 2022-24.

Ndërkaq propozimi për lirimin e të gjitha bizneseve nga taksa komunale për vitin 2023, me arsyetim se mungon një raport i detajuar, sikurse edhe raporti i Komisionit për dezinsektim dhe ai i komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit, me arsyetim se nuk janë të nënshkruara nga anëtarët, janë shtyrë për seancën e radhës.

Po ashtu për shkak të nevojës për sqarime shtesë, për seancën e radhës u shty edhe propozimi për përcaktimin e vlerës së qirasë dhe vlerës në bonuset e banimit në dy programe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *