KËTU mund ta ndiqni LIVE duelin mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference League.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Viktoria Plzen, me takimin që luhet me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndryshe nga herat e tjera, Ballkani kësaj here si vendas do të luajë në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, për shkak të gjendjes së tmerrshme të fushës në ‘Fadil Vokrri’.

Momentalisht, Ballkani ka 4 pikë në vendin tretë, aq sa ka edhe Asanta në vendin e dytë, e cila me fillim nga ora 16:30 do të përballet me Dinamo Zagrebin e vendit të fundit dhe pikërisht aty, Ballkani do t’i konvenonte shumë një barazim.

Ky takim do të transmetohet në Supersport 2 dhe  ArtSport 1. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *