Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka dhënë hënë leje kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që të hënën ta fillojë vizitën e saj në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin e kanë konfirmuar për Paparacin nga kabineti i dikasterit që drejtohet prej ministres Donika Gërvalla-Schwarz.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Ajo do ta fillojë vizitën njëditore në Mitrovicë të Veriut, e shoqëruar nga drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë dhe Metohi’, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Mihail Jovanoviq.
Të premten u raportua se Bërnabiq të hënën do ta vizitojë Mitrovicën e Veriut.