Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Po ua ndal bukën e gojës zyrtarëve”, Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e ministrit Murati -

“Po ua ndal bukën e gojës zyrtarëve”, Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e ministrit Murati

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ua pezulloi pagat mijëra zyrtarëve, duke përfshirë ata komunalë dhe mësimdhënësve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në greva.

Musliu, teksa kritikoi kryeministrin Albin Kurti tha se kjo qasje jo që është vetëm jo njerëzore, por është edhe 100 për qind joligjore.

“Në këtë vend, me këtë qeveri, jo që duhet të ndalet greva, por duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe t´ia bëjmë me dije Albinit dhe praktikantëve të tij se shteti nuk qeveriset as më përralla dhe as me diktat. Ne jemi vend demokratik, nuk jemi diktaturë”, shkroi ajo në Facebook.

“Albin Kurti dje I digjte Institucionet nga jashtë, sot po i shkatrërron ato nga brënda! Ai nuk po ja del dot të transformohet nga një demagog, genjështar, shkatërrues, refuzues në një udhëheqës shtetëror. Për gati dy vjet qeverisje Albini lëre që nuk arriti të realizojë asnjë projekt, por ai shkatërroi dukshëm ekonominë dhe po vazhdon me shkatërrimin e institucioneve tanshmë nga brenda. Të gjitha institucionet e vendit janë para kolapsit sepse Albini ka instaluar njerëz të padijshëm dhe të padinjitetshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *