Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës më 21 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit ka vdekur një fëmijë i moshës pesë vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Fëmija ka vdekur në shtëpi derisa po cilësohet si vdekje e dyshimtë meqë ende s’dihet shkaku i vdekjes.
Trupi me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për obduksion.