Zyrtarët policorë në Obiliq dje kanë gjetur një fëmijë 4 vjeç në rrethana potencialisht të rrezikshme për të.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq, me ç ‘rast fëmija në fjalë, kishte kaluar hekurudhën dhe ishte futur nën urë në afërsi të lumit.
Atij i është dhënë ndihma mjekësore dhe është kthyer te prindërit e tij.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 24 tetor 2022- Zyrtarët e stacionit policor në Obiliq, dje rreth orës 13:00, kanë arritur të gjejnë një fëmijë të moshës katër vjeç në rrethana potencialisht të rrezikshme për të.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Obiliq, me ç ‘rast fëmija në fjalë, kishte kaluar hekurudhën dhe ishte futur nën urë në afërsi të lumit.
Ndërkohë që fëmija është gjetur dhe i është ofruar ndihma mjekësore, i njëjti është kthyer në përkujdesjen e prindërve.