Me 55 vota kundër, 42 vota për dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projektligjin për tërheqjen e Trustit.Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë, 97 prej të cilëve votuan.
Siç dihet, nisma për tërheqjen e mjeteve të Trustit ishte e iniciuar nga qytetarët përmes një peticioni e që është përkrahur nga partitë opozitare.
Menjëherë pas përfundimit të votimit, pjesëtarët e partive opozitare e lëshuan sallën.