Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.
“Asociacioni mund të konsiderohet me këto kushte: Duhet të jetë në fuqi me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës; Nuk mund të jetë monoetnik, duhet ta ndërrojë emrin; Duhet t’i shërbejë bashkëpunimit horizontal të komunave; Nuk duhet të jetë barrë e institucioneve qendrore,” – vazhdoi ai.
Si kushte tjera ai përmendi edhe shpërbërjen e strukturave ilegale dhe dorëzimin e armëve ilegale.
Abdixhiku, kryetar i LDK-së, u shpreh menjëherë më pas se data e sotme do të mbahej mend si datë e pranimit të Asociacionit.
LAJMI NË PËRDITËSIM…