Koeficienti 105 s’i ndalë aplikimet për viza, tollovi e madhe 24 orë pas “rritjes së pagave”

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është prezantuar koeficienti i pagës në sektorin publik.

Koeficienti në vlerë prej 105 eurove ka ngjallur reagime të shumta, ku nuk u prit mirë pothuajse nga të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Pagat e ulëta kanë bërë që kosovarët masivisht të pajisen me viza pune dhe të lëshojnë vendin për në Evropë.

Edhe mëngjesin e sotëm, 24 orë pas prezantimit të koeficientit 105 kishte qytetarë të shumtë që pritën tek Qendra e Aplikimit për Viza në Ambasadën e Zvicrës dhe të Anglisë.

Kujtojmë që vetëm gjatë vitit 2022 mbi 49 mijë kosovarë janë pajisur me viza pune të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *