Isuf Kelmendi ka arritur të vazhdojë serinë pozitive për shqiptarët në eventin “Audi Dome”.
Pas Valon Ahmetit e Kushtrim Tahirukës edhe Isuf Kelmendi ka fituar ndaj kundërshtarit të tij.
Kelmendi fitoi ndaj Lasha Kupatadze me vendim të gjyqtarëve, pasi meçi shkoi deri në raundin e katërt pavarësisht goditjeve të forta të boksierit shqiptar, kundërshtari nuk u rrëzua.
Kujtojmë që pas pak do kemi rastin ta shohim edhe Shefat Isufin, kurse kryendeshja do jetë ajo e Robin Krasniqit që pritet të nis nga ora 22:00.
/GazetaBlic Sport/