“Boksierët shqiptarë po e shtrojnë rrugën për fitoren e Haxhi Krasniqit” – edhe Isuf Kelmendi fiton ndaj kundërshtarit të tij, Lasha Kupatadze

Isuf Kelmendi ka arritur të vazhdojë serinë pozitive për shqiptarët në eventin “Audi Dome”.

Pas Valon Ahmetit e Kushtrim Tahirukës edhe Isuf Kelmendi ka fituar ndaj kundërshtarit të tij.

Kelmendi fitoi ndaj Lasha Kupatadze me vendim të gjyqtarëve, pasi meçi shkoi deri në raundin e katërt pavarësisht goditjeve të forta të boksierit shqiptar, kundërshtari nuk u rrëzua.

Kujtojmë që pas pak do kemi rastin ta shohim edhe Shefat Isufin, kurse kryendeshja do jetë ajo e Robin Krasniqit që pritet të nis nga ora 22:00.

/GazetaBlic Sport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *