Sot në Bruksel është mbajtur raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku menjëherë pas takimit ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në takim është marrë vesh që të ketë një raund tjetër të takimeve që do të mabhet më 18 mars.
“Zakonisht një takim i vështirë dhe besoj se do të ketë shumë takime të tjera në periudhën e ardhshme. Më datën 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Vucic pas takimit.
Takimi trilateral, i thirrur nga Bashkimi Evropian për të diskutuar për planin franko-gjerman ka përfunduar para disa minutave.