Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kjo është shuma e madhe e dëmeve nga vërshimet në Podujevë -

Kjo është shuma e madhe e dëmeve nga vërshimet në Podujevë

Sot është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e kuvendit të Komunës së Podujevës e inicuar nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, për miratim të raportit përfundimtar nga komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, njofton Llapi.info.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i kuvendit, Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, anëtarë të ekzekutivit, anëtarë të kuvendit dhe përfaqësues të KFOR-it.

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, paraqiti raportin përfundimtar mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet gjatë muajit janar në territorin e komunës së Podujevës, ku theksoi që vlera e dëmëve arrinë në 3,185,686.47 euro.

Drejtori Selimi theksoi se nga data 19.01.2023, komisioni ka shqyrtuar gjithsej 286 kërkesa për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomi familjare, bujqësi dhe infrastrukturë, ndërsa llogaritja e tyre është bërë në bazë të çmimeve të tregut dhe raportit të gjelbër të vitit 2022.

Vlera e dëmeve në ekonomi familjare sipas raportit është 292,651.50 euro, vlera e dëmeve të shkaktuara në bujqësi 335,065.97 euro, ndërsa vlera e dëmeve në infrastrukturë 2,557,969.39 euro.

Pas diskutimit të anëtarëve të kuvendit, të gjitha subjektet politike mbështetën raportin përfundimtar për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në territorin e Komunës së Podujevës.

Pikë tjetër në këtë mbledhje ishte edhe rishqyrtimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Podujevës për periudhën 2023-2025 e cila ishte miratuar në mbledhjen e kuvendit të komunës më 09.12.2022, për të cilën drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu, prezantoi rekomandimet dhe të gjeturat nga ministria përkatëse për vlerësim të ligjshmërisë, të cilat rekomandime tha që tashmë janë harmonizuar dhe se tani strategjia është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Pas diskutimeve të asamblistëve, rishqyrtimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Podujevës për periudhën 2023-2025 me plotësim ndryshimet e rekomanduara u miratua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *