Parashikimi i motit: Nesër rikthehet bora

Nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët ndërsa pasditeve pritet të ketë reshje shiu, njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Viseve kodrinoro-malore priten edhe reshje bore.

Njoftimi i plotë:

11.03 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten të reshura shiu, e më vonë edhe më ftohtë. Viseve kodrinoro-malore priten edhe reshje bore.

12.03 – Kryesisht me kthjellime dhe ftohtë.

13.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat mbesin të larta, por se në fundjavë pësojnë rënie. Minimalet nga 6C e 8C zbresin edhe deri në -1C e -2C ditën e diel dhe të hënë, ndërsa maksimalet nga 13C e 15C, zbresin deri në 6C ditën e diel, për të shënuar një rritje nga e hëna.

Era fryn nga jugperëndimi mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, 7-15m/s, ditën e enjte dhe të shtunë. Ndryshon drejtimin mbrëmjen e së shtunës në veri-verilindore.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale deri ditën e premtë dhe të shtunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *