Aksident i rëndë mes dy veturave – pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku njëra prej tyre ishte me targa të Republikës së Shqipërisë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në aksidentin në fjalë është përfshirë prokurorja Sanije Seferi.

Ndërkaq në veturën tjetër, burimet pohojnë se pasagjerë ishin një nënë me tre fëmijët e saj.

Të gjithë të lënduarit janë bartur për në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Në anën tjetër, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Gjashtë persona janë dërguar përmes autoambulancës në Spitalin Rajonal. Momentalisht në vendin e ngjarjes janë hetuesit e aksidenteve” ka deklaruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *