Salih Mustafa urdhërohet të paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave
Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta, transmeton Gazeta Metro.
Sot në Dhomat e Specializuara po mbahet seanca e parë ku do shqiptohet urdhri i parë për zhdëmtim, kundër Salih Mustafës.
Gjykata ka marrë vendim që viktima 8 të shpërblehet me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.