Shtyhet sërish afati për aplikim për subvencione për këto kategori

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar fermerët se e ka shtyrë sërish afatin për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MBPZHR’ja ka bërë me dije se afati është zgjatur për shtatë ditë.

“Shtyhet për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023. Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *