Në mëngjesin e hershëm të ditës së nesërme na pret një spektakël i madh në UFC.
Në eventin kryesor, kampioni i peshave të mesme të UFC, Alex Pereira do të përballet me ish-kampionin e UFC-së, Israel Adesanya, në një rimeç.
Pereira mundi Adesanya me TKO të raundit të pestë në UFC 281 nëntorin e kaluar, në një ndeshje të jashtëzakonshme, të shoqëruar me rivalitet dhe spektakël, me të dy luftëtarët që kanë shumë pak respekt për njëri-tjetrin.
Gilbert Burns do të përballet poashtu me Jorge Masvidal në një garë për peshën e lehtë. Burns ka fituar tre nga pesë meçet e tij të fundit, ndërsa Masvidal ka humbur tre meçe radhazi.