Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vucic thotë se nuk do ta respektojë marrëveshjen me Kosovën - kërkohen sanksione për Serbinë -

Vucic thotë se nuk do ta respektojë marrëveshjen me Kosovën – kërkohen sanksione për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta zbatojë totalisht marrëveshjen e arritur së fundmi me Kosovën.

Vuçiq i tha televizionit publik serb se disa pika nuk do të zbatohen nga ana e Serbisë.

Deklaratën e tij e ka cituar Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, duke thënë se Perëndimi tani duhet t’i vë sanksione Serbisë.

“Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë se çka nuk do të zbatoj”, ka thënë Vuçiq.

Vela tha se kjo është “një kontradiktë e qartë” me atë për të cilën ka pasur marrëveshje si dhe me qëndrimin e Bashkimit Europian.

“Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *