Një grua e ka rrahur një mësuese.
Ngjarja ndodhi në shkollën nëntëvjeçare “Nimete Progonati”, në qytetin e Memaliajt.
Viktima është 43-vjeçarja me M.H, e cila u sulmua fizikisht nga ana e tezës së një nxënëse.
Sipas Oranews, arsyeja që çoi deri tek incidenti ishte bullizimi i nxënëses nga ana e mësueses.
Tezja e fëmijës derisa kishte shkuar për ta marrë e pa tek qante mbesa e saj, e cila u ankua se mësuesja e kishte goditur dhe bullizuar gjatë mësimit.
Me këtë rast, S.K, shkoi tek mësuesja dhe debatoi me të e me ktë rast gjendja eskaloi edhe me përdorimin e dhunës ndaj mësuesës.
Për ta qetësuar situatë u desh ndërhyrja e stafit të mësuesve.
Rasti u denoncua në polici.